<

Thirrje për aplikime

Fakulteti i Muzikës, Universiteti i Arteve, Tiranë dhe Konservatori i Muzikës “Giuseppe Tartini”, Trieste kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim në kuadër të programit Erasmus+ (Mobility for learners and staff –Higher Education Student and Staff Mobility).

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, për vitin akademik 2016-2017 , studentë të Fakultetit të Muzikës mund të aplikojnë për të studiuar në Konservatorin e Muzikës “Giuseppe Tartini” të Triestes, sipas kushteve të mëposhtme:

  1. Kohëzgjatja 3/6 Muaj
  2. Bursa mujore përcaktohet sipas Erasmus + dhe Agjencisë Kombëtare Italiane.
  3. Studentët pjesëmarrës duhet të jenë në vitin I ose II Bachelor, dhe viti I Master.
  4. Aplikantët duhet të kenë njohuri shumë të mira (minimalisht niveli B1) të gjuhës angleze ose italiane.


Afati i fundit i aplikimeve është data 11 Mars, 2016.


Shkarko formularin e aplikimit  (pdf)

Shiko njoftimin origjinal  (pdf)