<

Thirrje për aplikime

Fakulteti i Muzikës - Universiteti i Arteve, Tiranë dhe Konservatori i Muzikës “Giuseppe Tartini”, Trieste, kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim në kuadër të programit Erasmus+ (Mobility for learners and staff –Higher Education Student and Staff Mobility), në të cilin parashikohet shkëmbimi i pedagogëve (dy) prej secilit institucion.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, për vitin akademik 2016-2017 pedagogët me kohë të plotë pranë Fakultetit të Muzikës mund të aplikojnë për shkëmbim eksperience/trajnim (mundësisht edhe koncert) pranë Konservatorit “Giuseppe Tartini” të Triestes, sipas kushteve të mëposhtme:

  • Kohëzgjatja 5 ditë;
  • Bursa mujore përcaktohet sipas Erasmus + dhe Agjencisë Kombëtare Italiane (referojuni dokumentacionit online);
  • Prioritet do te kenë kandidaturat poshtë moshës 50 vjeç;
  • Aplikanti/ja duhet të kenë njohuri shumë të mira (minimalisht niveli B1) të gjuhës angleze ose italiane;
  • Aplikanti/ja duhet të jetë titullar i lëndës speciale.

Aplikanti/ja duhet te paraqesë:

  1. CV
  2. Letër Motivimi
  3. Dëshmi të gjuhës së huaj
  4. Format aplikimi (kliko për të shkarkuar)


Afati përfundimtar i aplikimit është data 11 Mars 2016. Aplikimet dorëzohen pranë Sekretarisë mësimore të Fakultetit të Muzikës.

Për informacion të mëtejshëm vizitoni: www.conservatorio.trieste.it