<

Salla e Madhe

Pas viteve 90’, gjendja e teknikes ne Akademine e Arteve linte shume per te deshiruar. Salla kryesore, nje nga me te mirat ne vend, ishte e paisur me nje teknologji ndricimi te viteve 60’, teper arkaike e jo funksionale, dhe nje foni pothuajse inekzistente. Aktivitetet ne te ishin teper te kufizuara, kryesisht provime te sudenteve te viteve te fundit.

Ne vitin 1998, me kontribut te Ministrise se Arsimit, u be rikonstruksioni i skenes kryesore te Akademise, ku investimi kryesor u be ne ndryshimin e teknikes se ndricimit dhe te fonise, duke futur nje teknologji moderne dhe profesionale. Me ndryshimin e teknikes ne skene u be nje hop i madh cilesor, gje qe reflektoi ne shtimin e aktiviteteve dhe ne shumellojshmerine e tyre. Sot, salla e madhe e Universitetit te Arteve dhe Teatri Eksperimental Black Box, jane nder ambientet me te kerkuara per aktivitete teatrore e kulturore ne vend.


Salla e madhe e Universitetit te Arteve perbehet nga platea qendrore me 264 vende, ballkoni (galeria) me 272 vende, 8 llozha te nivelit te pare me 42 vende, dhe 4 llozha te nivelit te dyte me 16 vende.

Ndricimi artistik eshte i realizuar nepermjet vendosjes se nje sistemi dixhital te programuar aparaturash bashkekohore, si dhe te shperndarjes sipas nje planimetrie te caktuar te 72 pikave te furnizimit per prozhektoret

Ne skene funksionojne 10 shtangeta te levizshme te cilat sherbejne per mbajtjen e prozhektoreve me 6 pika furnizimi, si dhe per levizjen vertikale te dekoreve dhe perdeve.
Ura fikse e vendosur ne pjesen ballore lart brenda ne skene me konstruksion metalik permban 12 pika furnizimi per prozhektoret, si dhe sherben per funksione te tjera gjate shfaqjes. Konstruksionet metalike vertikale te fiksuara ne te dy anet brenda skenes permbajne nga 6 pika furnizimi per prozhektoret secila.
Per te rritur efektivitetin e ndricimit te skenes, ne llozhat e siperme jashte skenes ne te dyja anet jane vendosur konstruksione me nga 18 pika furnizimi.
Ne anet e ballkonit perballe skenes jane vendosur konstruksione metalike vertikale, ne te cilat jane instaluar nga 3 pika furnizimi per krah, lidhur me dimmerat.

Pulti I ndricimit Celko Explorer 120 kanale me kontroll dixhital, dhe monitor kontrolli 17’, eshte i vendosur ne kabinen e kontrollit ne pjesen e siperme ballore ne ballkon, nga ku dominohet skena.

Pajisjet e ndricimit ne nje forme me te detajuar, perbehen nga:

Pulti i ndricimit Celko Explorer, paisje dixhitale kontrolli me 2 x 48 kanale 2 presets, sound to light, efect library, flash per cdo kanal dhe skene.
Dimmerat Ariane - 1202D pajisje portabel, 12 kanale x 2.5 kw.
Prozhektoret Ultralite, Teatre, Coemar:
- Prozhektore 2000w  (4 cope)
- Prozhektore 1200w  (6 cope)
- Prozhektore 1000w  (30 cope)
- Prozhektore 650w  (20 cope)
- Prozhektore flood per cikloramen 1000w  (8 cope)
- Profiler (pistolete) 2000w  (2 cope)
- Profiler (pistolete) 1000w  (4 cope)
- Profiler (pistolete) 650w  (6 cope)
- Prozhektore PAR 1000w  (10 cope)


Aktualisht fonia eshte me nje fuqi te instaluar prej 4 x 1000w rms (4 x RF 212 DAS). Dy bokse jane te vendosur ne paraskene dhe dy ne fondal. Duke u nisur nga karakteri multifunksional i kesaj salle, fonia eshte e kompletuar pothuaj me te gjithe aksesoret e regjistrimit dhe te riprodhimit si psh: Mikser FBT 16mono + 4 Stereo, CD player, MD, Double deck, etj.

Paisjet e fonise ne nje forme me te detajuar, perbehen nga:

- Mikseri FBT 16/4/2
- Amplifikatore Inter M 2 x 1000w  (2 cope)
- Bokse Dass RF 212 800w LF + 200w HF  (4 cope)
- CD player  (1 cope)
- Double Deck  (1 cope)
- DAT  (1 cope)
- MD player recorder  (1 cope)
- Mikrofone dinamike kardioide SM 58 SHURE  (6 cope)
- Mikrofone wireless dore AKG  (2 cope)
- Mikrofone wireless mize AKG  (2 cope)


Pergatiti materialin,
Ing. Gezim Sulaj