<

Lektoriumi qëndror i Fakultetit të Muzikës

Salla e Lektoriumit ndodhet ne ndertesen B, e cila eshte projektuar nga Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Nr. 1, ne vitin 1984 me porosi te Ministrise se Arsimit.

Eshte treguar perkujdesje qe salla te gezoje te gjitha parametrat teknike te nevojshem per nje salle leksioni pavaresisht nga teknologjia e materialeve te ndertimit per kohen.

Sot, kjo “salle”, ruan parametrat teknike te formes, siperfaqes,volumit dhe kendit te shikimit dhe gezon te gjitha elementet bashkekohore te rifiniturave dhe infrastruktures inxhinjerike. Cdo element ndertimor dhe inxhinjerik eshte projektuar referuar “standartit”, duke u kujdesur edhe per aspektet ekologjike qe duhet te respektojë e gezoje ky mjedis, lidhur ngushte me shendetin e njeriut. Kujdes eshte treguar per zgjedhjen e materialeve te ndertimit, per nderrimin e ajrit në këtë mjedis, per bilancin termik dhe per pastrimin me metoda mekanike, per mbrojtjen nga zhurmat, etj.

Objekti në tërësinë e vet ka nje organizim funksional dhe teknologjik ne sherbim te mesimdhenies jo vetem me metoda mekanike, por edhe me metoda bashkekohore. Ky mjedis e ngre funksionimin e salles se “lektoriumit” jo vetem mbi qellimin baze që është zhvillimi i leksioneve, por edhe si salle per organizimin e mbledhjeve te senatit, mbledhjeve dhe ngjarjeve te ndryshme jashte procesit mesimor, etj.

E gjithe infrastruktura inxhinjerike eshte ndertuar e re, me standarte bashkekohore dhe eshte llogaritur ne menyre qe te mbeshtese nivelin aktual dhe ate perspektiv te zhvillimit te teknologjise se informacionit, duke garantuar shkalle te larte sigurie dhe mbrojtje. Të gjitha pajisjet teknike janë parashikuar te komandohen nepermjet nje sistemi qendror (qendra operative). Ky mjedis do te kontrolloje sistemin e mbrojtjes ndaj zjarrit, sistemin e sigurise ndaj vjedhjeve, sistemin e kondicionimit dhe sistemin elektrik.

Lektoriumi eshte programuar me tre ambiente, duke perfshirë Sallën e Leksioneve, dhomën e komandimit te pajisjeve profesionale dhe mjedisi teknik i komandimit dhe mirembajtjes. Ky i fundit eshte përmbushur me te gjithë treguesit dhe pajisjet ndihmëse të nevojshme per nje mirembajtje dhe shfrytezim sa me të dobishëm te Salles.

Kapacitetet baze te salles jane:

  • Siperfaqe totale ndertimi "Salla e Lektoriumit" dhe ambientet ndihmese: 217.4 m2.
  • Siperfaqe e shfrytezueshme "salla": 169 m2.
  • Numri i vendeve per studente: 164 poste.
  • Normativa per post ndenjeje: 1 meter katror/ student (siperfaqe e shfrytezueshme - normative qe vleresohet e perfshire brenda standartit te parashikuar per salla leksionesh).