<

Ftesë për pjesëmarrje

Nga datat 23 Korrik deri më 06 Gusht 2017 në Val d’Isere, Francë, zhvillohet “Festival & Academic des CIMES”.

Në këtë event organizohen Master Class në:

  1. Kanto,
  2. Violinë;
  3. Violë;
  4. Violonçel;
  5. Piano;
  6. Kitare;
  7. Muzikë Dhome.

Në përfundim të Master Class, studentët e përzgjedhur do tu jepet mundësia e një koncerti si pjesë e një orkestre profesioniste në koncertin përfundimtar që përmbyll këtë event.

Në këtë Master Class marrin pjesë profesorë të përzgjedhur nga disa vende dhe ndër ta edhe Prof. Bujar Sykja, nga Universiteti i Arteve.

Ftojmë studentët e interesuar për këtë Master Class, të informohen në faqen e internetit www.academiemusicale-valdisere.com ose duke ju drejtuar Prof. Bujar Sykja.