<

Takim me ambasadat EU

Ditën e enjte, datë 16.11.2017, në sallën “Ibrahim Madhi” në Universitetin e Arteve, u organizua një takim ndërlidhës me përfaqësues të Ambasadave Europiane si dhe Profesorë të UA.

Në fjalën e tij Rektori i Universitetit Prof. Kastriot Çaushi, shprehu mundësitë e Universitetit të Arteve për të bashkëpunuar në fushën e artit si dhe një paraqitje të shkurtër rreth misionit që ka Universiteti i Arteve në jetën artistike të vendit.

Më pas Prof. Pjetër Guralumi (Koordinator i projekteve Erasmus+ dhe njësisë së bashkëpunimeve), i prezantoi të pranishmëve qëllimin e këtij takimit si dhe prezantimin e thirrjes së re për propozime nga Programi Erasmus+. Në fjalën e tij Prof. Guralumi u kërkoi Ambasadorëve dhe përfaqësuesve të Ambasadave Europiane mundësinë e përfshirjes për zhvillime të mundshme nën veprimet kryesore të programit Erasmus+.

Përfaqësuesit e Ambasadave Europiane shprehën gatishmërinë për një ndërlidhje të UA me simotrat në vendet e tyre për zgjerimin e projekteve Erasmus+ por jo vetëm.

Takimi u shoqërua edhe nga disa pjesë muzikore të shkurtra të performuara nga studentët e UA.


Foto Galeri

 

<<Kthehu - Tjetra>>