<

Salla Multimediale e Bibliotekës

Salla Multimediale gjendet në mjediset e Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Arteve. Kjo sallë ofron kushte komode, e pajisur me teknologjinë e re është në shërbim të plotë të studentëve, pedagogëve, dhe studiuesve të artit. Në kompjuterat e saj janë instaluar programe specifike për fushat e artit.

Ofrohet akses ne arkiven digjitale te Bibliotekes se Universitetit te Arteve nepermjet:

  • Stacioneve individuale të punës per studentet
  • Dy Serverave qe permbajne fondin multimedial te Bibliotekes Shkencore
  • Stacioneve te mesimdhenies per personelin Akademik

Kjo sallë përvec arkivës digjitale, disponon edhe materiale te tjera audiovizuale ne shirita ne bobina, pllaka gramafoni, kaseta, CD e DVD.

Arkiva digjitale e aksesueshme nëpërmjet kësaj salle është krijuar nëpërmjet shfrytëzimit të sistemeve me bazë "kod ne burim te hapur". Qëllimi i kësaj arkive është qe të ofrojë akses të brendshëm, kombëtar dhe ndërkombëtar për të gjithë audiencën e Bibliotekës së Universitetit të Arteve.