<

Takim pune në kuadër të Paktit me Universitetin

Me datë 30.01 2019, në ambientet e Universitetit të Arteve, në kuadrin e “Paktit për Universitetin” u zhvillua një tjetër takim pune midis Ministrisë së Kulturës dhë Universitetit të Arteve. Në takim ishte e pranishme Ministrja e Kulturës Znj. Elva Margariti dhe Rektori i UART Prof. Kastriot Çaushi.

Gjithashtu të pranishëm në takim ishin edhe Zv. Rektori i UART Prof. Dr. Erald Bakalli , Dekanët e fakulteteve të UART Prof. Dr. Isak Shehu, Prof. Petrit Malaj, Prof.Asoc.Ardian Isufi dhe Administratorja e Institucionit Znj. Alma Sinanaj. Gjithashtu në takim ishin të pranishëm edhe grupi i punës së “Paktit për Universitetin” i ngritur pranë kësaj ministrie me urdhërin nr. 64 datë 23.01.2019, i përbërë nga Znj. Arta Dollani, Drejtore e Institutit të Monumenteve (kryetare), Znj. Herida Duro, Drejtore e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit Kulturor (anëtare), si dhe Znj. Mimoza Hysa, Drejtore e Drejtorisë së Integrimit, Koordinimit, Marrëveshjes dhe Asistencës (anëtare).

Në takim u ngritën dhe u diskutuan probleme të rëndësishme dhe specifike që kanë të bëjnë me proçesin mësimor dhe me infrastrukturën mësimore në UART. Ndër të tjera u kërkua mbështetje për:

  • Rikonstruksionin e plotë të Sallës së Madhe të Koncerteve,
  • Rikonstruksionin e sallës “Black Box”,
  • Rikonstruksioni i korpusit kryesor dhe godinave përreth,
  • Sistemi i ngrohjes dhe ftohjes në të gjitha ambjentet e korpusit,
  • Ngritja e Laboratorëve sipas fushave dhe pajisja e tyre,
  • Blerje e instrumentave.etj.

Të tjera aspekte thelbësore të ndërrmarra tashmë në këtë proces por që kanë të bëjnë edhe me Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë ishin:

  • Statusi i Universitetit të Arteve
  • Mënyra e Financimit
  • Kërkimi shkencor, titujt dhe gradat shkencore

Në konkluzionet e mbledhjes u la detyrë hartimi i një draft marrëveshje paraprake mes dy institucioneve ku do të përcaktohen edhe termat e bashkëpunimit. U vendos që takimi i rradhës të zhillohet në Rektoratin e UART ditën e Hënë, datë 04.02.2019.


<<Kthehu - Tjetra>>