<

Marrëveshje bashkëpunimi me Institucionet Artistike

Në kuadrin e ”Paktit për Universitetin”, më datë 27 Qershor 2019, në ambientet e “ArTurbina” u nënshkruan edhe tri marrëveshje të reja ndërmjet Universitetit të Arteve, Fakultetit të Artit Skenik dhe tri institucioneve të varësisë së Ministrisë së Kulturës:Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave Tiranë.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është krijimi i bashkëpunimit institucional ndërmjet tre institucioneve dhe detyrimet respektive të palëve nënshkruese.

Në bazë të këtyre marrëveshjeve, studentët e Universitetit të Arteve, jo vetëm do kryejnë praktika dhe stazhe në këto institucione por do të angazhohen edhe në produksione artistike duke përfshirë studentë nga të gjitha fushat e studimit si aktorë, regjisorë, skenografë, kostumografë, koreografë, kompozitorë e instrumentistë të rinj.

Marrëveshjet u nënshkruan respektivisht nga Znj. Elva MARGARITI, Ministre e Kulturës, Prof. Kastriot ÇAUSHI, Rektor i Universitetit të Arteve, Z. Hervin ÇULI, Drejtor i Teatrit Kombëtar, Z. Kiço LONDO, Drejtor i Teatrit “Kujtim Spahivogli” dhe Z. Fatjon SULSTAROVA, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave Tiranë.


<<Kthehu - Tjetra>>