<

Takim pune, UART - ATELIER4

Në kuadrin e përpjekjeve dhe punës që po bëhet në UART për restaurimin e Sallës së Koncerteve, më datë 24 Shtator 2020 në ambientet e Universitetit të Arteve u zhvillua një tjetër takim pune midis përfaqësuesve të studios ATELIER4 dhe grupit të punës të ngritur në UART.

Gjatë takimit pati diskutime dhe propozime konkrete mbi projekt-idenë e restaurimit prezantuar nga studio ATELIER4. Propozimet konsistojnë në përmirësimin e kushteve të Sallës së Koncerteve të Universitetit të Arteve dhe disa ndryshime në funksion të modernizimit të pajisjeve skenike në aspektin funksional.

Në përfundim të takimit, palët ranë dakord të vazhdojnë konsultimet deri në finalizimin e plotë të projektit.


<<Kthehu - Tjetra>>