<

Aplikantët për konkurrim në FM, Raundi i II-të, 2020

Afishohen listat e aplikantëve për konkurrim për Raundin e II-të, në programet e studimit të ofruara nga Fakulteti i Muzikës, si më poshtë vijon:


Regjistrimi i konkurrentëve për në konkurset e pranimit për Raundin e II-të, në programet e studimit me kohë të plotë Bachelor të Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve, bëhet pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit duke nisur nga dita e sotme datë 22 Shtator deri më datë 24 Shtator, 2020, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.


Dokumentacioni për t'u regjistruar në konkurset e pranimit është:


Regjistrimi pranë Sekretarisë Mësimore bëhet nga vetë konkurrenti ose nga një person i autorizuar prej tij/saj, me prokurë të posaçme.

Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit të gjithë kandidatët sipas listave të mësipërme, të shkarkuara nga portali U-Albania.


Konkurset e pranimit për Raundin e II-të për të gjitha programet e studimit të ofruara nga Fakulteti i Muzikës në Universitetin e Arteve do të zhvillohen në datat 25 dhe 26 Shtator, 2020.


Për t'u njohur me rregulloret dhe kriteret e konkurseve të pranimit, kandidatët ftohen të vizitojnë lidhjen: http://uart.edu.al/index.php?pg=faqe&id=206&niveli=85.


Sa i takon masave për t'u zbatuar për distancimin social për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, ftohen të interesuarit të informohen duke shfletuar rregulloren mbi "Marrjen e masave ndaj COVID-19, në Universitetin e Arteve".


Ju urojmë suksese!