<

Sistemi i Notave

  • Studentët e Universitetit të Arteve mund të aksesojnë profilin e tyre në sistemin e notave ESSE3 duke përdorur kredencialet individuale të aksesit, duke klikuar ketu ose duke klikuar mbi butonin në krye të faqes (vëreni ilustrimin e mëposhtëm).



  • Në rastin kur studenti ka humbur apo ka harruar kredencialet e siguruara gjate regjistrimit fillestar në sistemin ESSE3, atëherë duhet të ndjekë udhëzimet në vijim.

    Për të rikuperuar të dhënat e aksesit, studenti duhet të dërgojë përmes një mesazhi email drejt adresës kredenciale@uart.edu.al, një kërkesë në formatin:

    Subjekti: Kërkesë për rikuperimin e kredencialeve të aksesit në ESSE3
    Përmbajtja e mesazhit: Emër / Atësi / Mbiemër, numri personal i ID
    Bashkëngjitur: Kopje (foto, skanim) e dokumentit të identifikimit. 

     
  • Studentët e regjistruar, mund të informohen për datat e provimeve duke klikuar ketu.


  • Studentët mund të informohen mbi rezultatet e provimeve duke klikuar këtu.

 



:::. 17.09.2014

Përshëndetje Studentë,

Në vijim instruksionet për tu regjistruar në hapësirën didaktike elektronike të Universitetit të Arteve:

Manual regjistrimi Bachelor
Manual regjistrimi Master

Për të filluar procedurën e regjistrimit, kliko ketu.

Kujdes! Duhet të regjistrohen në WebEsse3 vetëm ata studentë që kryejnë regjistrimin përfundimtar në AKP, dhe jo ata që vazhdojnë konkurrimin për një preferencë më të lartë në AKP.