<

Skenografi - Koreografi

Departamenti "Skenografi dhe Koreografi" ofron programe studimi të ciklit të parë në përfundim të cilave lëshon Diploma si më poshtë (duke vizituar lidhjen e secilës mund të shfletoni informacion të zgjeruar mbi planin mësimor korrespondues):

  1. Diplomë Bachelor në Skenografi-Kostumografi
  2. Diplomë Bachelor në Koreografi


Departamenti Skenografi dhe Koreografi ofron programe studimi të ciklit të dytë në përfundim të cilave lëshon Diploma si më poshtë (duke vizituar lidhjen e secilës mund të shfletoni informacion të zgjeruar mbi planin mësimor korrespondues):

  1. Diplomë “Master i Arteve” në Skenografi-Kostumografi dhe Mësuesi
  2. Diplomë “Master i Arteve” në Koreografi dhe Mësuesi
     

PROGRAMI I STUDIMIT “SKENOGRAFI DHE KOSTUMOGRAFI”

Programi i Studimit "SKENOGRAFI DHE KOSTUMOGRAFI" mbështetet në përvojat më të mira të mësimdhënies pedagogjike-artistike botërore si dhe në vlerat më të mira të traditës dhe eksperiencave më të mira që mbart dhe trashëgon shkolla shqiptare e artit. Pranimet në Programet e Studimit "Skenografi dhe Kostumografi" në Fakultetin e Artit Skenik pranë Universitetit të Arteve bëhen me konkurs.

Skenografi dhe kostumografi është përgjegjës për të dizajnuar skenografi dhe kostumografi për teatër, opera, balet, modë, film, television, film vizatimor, inter design apo çdo lloj të produksionit artistik. Skenografi dhe kostumografi fitojnë aftësi dhe njohuri të zhvillimit të arkitekturës, tekstilit, historisë së kostumografisë botërore, modës, ndriçimit artistik, historisë së stileve etj.

Programi i Studimit Skenografi – Kostumografi, përgatit skenografë specialistë, artistë që do të punojnë në fushën e zhanreve të teatrove, televizionit, filmit, filmit multiplikativ, dizajnit, spektakleve etj, në kushtet bashkohore. Zhvillimet bashkohore kërkojnë që të formohet ai si në planin artistik, gjithashtu edhe në njohuritë teknike e teknologjike duke patur njohuri për sistemin organizativ të teatrit sot, duke zgjedhur skenografi me koncepte bashkohore e me nivel të lartë artistik.

Për të realizuar këto ky program studimi mbështetet:

  1. Në eksperiencën botërore teatrale.
  2. Në eksperiencën e teatrit bashkohorë.
  3. Në eksperiencën dhe traditat më të mira të teatrit dhe skenografisë sonë.

Studenti njëkohësisht merr njohuri për formimin e tij edhe në planin teknik si maketi dhe vizatimet teknike.

Gjatë viteve të shkollës studenti skenograf duhet të realizojë një ose dy spektakle në bashkëpunim me programet e studimit të aktrimit, regjisë dhe të koreografisë, si edhe në bashkëpunim me teatrot jashtë Universitetit të Arteve.


Karriera e mundshme:

Skenografi: Teatri, Opera, Filmi, Televizioni, Muze, Ekspozita, Hapesira te brendëshme dhe te jashtëme publike urbane,  etj.
Kostumografi: Teatri, Opera, Filmi, Televizioni, Mode, Industri.
Mësuesi: Shkolla të mesme dhe 9-vjeçare.


PROGRAMI I STUDIMIT “KOREOGRAFI“

Ky program studimi synon përgatitjen mbi njohuritë bazë e të përgjithëshme për formimin e mirëfilltë të një artisti koreograf. Në programin e studimit Koreografi studenti përfton dhe përgjithëson përvojën e deritanishme të kërkimeve koreografike botërore si dhe traditën më të mirë të shkollës sonë, duke formëzuar në vetëdijen e studentëve mënyrat, stilet, format, njohuritë dhe konceptet në koreografi.

Me qëllim formimin e specialistëve koreografë, programi i kësaj lënde ka si pikësynim kryesor:

  • Formimin profesional dhe nxitjen e krijimtarisë koreografike.
  • Aftësimin e studentit për të realizuar koreografi nga miniatura deri tek krijimet me dramaturgji të zhvilluar.


Karriera e mundshme:

Krijiues koreograf, koreorepetitor, mësues danci, etj.
Institucionet publike si :Teatri i Operas dhe Baletit, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, Radio Televizioni Shqiptare dhe Televizionet, Shkolla Kombëtare e Koreografisë, Shtëpitë e Kulturës në rrethe gjithashtu dhe teatrot e rretheve etj.
Mësues tek shkollat 9- vjeçare dhe të mesme për kërcimin.