Broshura FAB

Ekspozita ne Galerine FAB

Galeria FAB ka kënaqësinë t’ju ftojë në hapjen e ekspozitës personale “Realitetet bosh”, të piktorit Albert Brahaj.
 

Dt. 6 Tetor 2014, ora 19:00.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me datë 13 tetor
 


------------------------------------------------------------------------

Teksti i autorit


REALITET BOSH

Imazhet e mendjes, përkthyer në kompozime të menduara gjatë, interiere që ndriçohen nga dritë e fuqishme, dritare ku duken yjet në erresirën e universit, e bardha dominuese e shoqëruar nga ngjyra dhe figura estetike të kursyera ( Pata, biciklet fëmijësh). Të gjitha këto të vendosura në plan kompozimi, shprehin gjendje ankthi, shqetësimi, pesimizmi, dashuria për familjen, për mungesën e njerëzve të dashur, për kohen e kaluar të fëmijërisë...

Realitet Bosh që shkaktohet nga vetmia.
Realitet Bosh si rezultat i kompozimit estetik ( jo atij teknik ).
Pata e bardhë vendosur si kontrapunkt nuk shërben për të na treguar rrjedhën logjike të momentit, por për të rritur tensionin e kompozimit. Ajo bashkë me yjet që duken jashtë dritares shterritorializon kompozimin, duke e kthyer në kozmik, në një Realitet te Ri, Botë të mundshme, në Percepto dhe Afekte të Rinj.

Ankthi, pesimizmi, dashuria për familjen, për kohën e kaluar të fëmijërisë, për mungesën e njerëzve të dashur, ky Realitet Bosh që të shkakton vetmia, do të ishin disa nga shpjegimet për punët e mia.


EMPTY REALITY

Images of mind, which are translated into a long thought of composition, interiors which are illuminated by a strong light, window where stars can emerge from darkness of the universe, dominant white color followed by aesthetic scarce colors and figures (Goose, children bike). All these set into a composition plan, expresses anxiety, worry, pessimism, family love, absence of people we love, for the time spent in childhood...

Empty realities caused by loneliness.
Empty realities as a result of aesthetic composition.(not technical one)
The white goose placed as counterpoint does not serve to show us the logical flow of the moment, but to increase the composition tension. The white goose and the stars that can be seen outside the window deterritorialize composition, turning it into a cosmic, into a new reality, a possible world, in new percept and affects.

Anxiety, pessimism, love for family, for the time spent in childhood, for the absence of the people we love, this empty realities that loneliness causes, would have been some of the explanations about my work.
 

ALBERT BRAHAJ

 

 Material:  Shqip  Anglisht

 

<<Kthehu - Tjetra>>