<

Fakulteti i Artit Skenik

Fakulteti i Artit Skenik është pasardhës (vazhdues) i Shkollës së Lartë të Aktorëve "Aleksandër MOISIU", themeluar më 1959 pranë Teatrit Kombëtar.

Specialitetet në të cilat Fakulteti i Artit Skenik lëshon diplomë janë: AKTRIM, REGJI TEATRI, SKENOGRAFI & KOSTUMOGRAFI, KOREOGRAFI, REGJI FILMI & TV. 

Fakulteti i Artit Skenik aktualisht ka tre departamente:

  • Departamentin “Aktrimit - Teori Arti
  • Departamentin "Regji- Regji Filmi dhe Televizioni
  • Departamentin “Skenografi-Kostumografi – Koreografi

Duke filluar nga viti akademik 2008-2009, ashtu si Fakultetet e tjera të Universitetit të Arteve, studentet e Fakultetit të Artit Skenik kanë filluar programet e studimit mbështetur në strukturën e re e cila është ndarë në dy cikle studimi, Bachelor dhe Master.

Vitin e fundit në ciklin e dytë diploma është rikonceptuar dhe titulli i diplomës krahas emërtesës profesionale përmban edhe mësimdhënien. Tashmë ajo quhet Master në Arte dhe Mësuesi. Kjo me qëllim që studenti me mbarimin e ciklit të dytë ta gjejë vehten në tregun e punës jo vetëm si krijues në institucione artistike, por edhe si mësimdhënës në institucione arsimore për lëndët e artit skenik.

Brezi i ri i aktorëve, regjisoreve, koreografeve, skenografeve dhe regjisorëve të filmit të përgatitur në këtë Fakultet, përbëjnë një forcë gjeneruese në teatër,film dhe televizion. Kështu kontributi i Fakultetit të Artit Skenik në jetën kulturore shqiptare është evident dhe i mirë informuar.