<

Vizita në Bibliotekën e Arteve

Më datë 12 Korrik 2018, Biblioteka e Universitetit të Arteve u vizitua nga 18 profesioniste të bibliotekave nga Polonia, anëtarë të shoqatës së bibliotekave shkollore. Bibliotekarët Polakë u njohën me ambientet e Bibliotekës si dhe me koleksionet dhe shërbimet që Biblioteka e Arteve ofron për përdoruesit e saj.

Ata shprehën interes të veçantë për të dy sistemet elektronike të bibliotekës tonë, sistemi i menaxhimit të integruar dhe automatizimit, si dhe sistemi i arkivës digjitale, të bazuara në kod në burim të hapur.

Gjatë diskutimeve të zhvilluara në këtë takim u shkëmbyen mendime dhe eksperienca të ndryshme në fushën e bibliotekave.


Foto Galeri