<

Shërbimet

Biblioteka Shkencore e Universitetit të Arteve i ofron koleksionet dhe shërbimet e saj nëpërmjet ambjenteve:
 

Salla me fond të hapur



Salla është komode dhe është në shërbim të plotë të studenteve, pedagogëve, e studiuesve të artit çdo ditë të javës, nga ora 8:00 - 19:00. Në kompjuterat e saj jane instaluar programe specifike per disiplinat e studimit, ku studentët studiojne dhe pregatisin detyrat e tyre. Stacionet kompjuterike disponojne akses ne internet. Gjithashtu salla ofron shërbimin e printimit me ngjyra dhe shërbimin e fotokopjes.

Salla me fond të hapur ofron:

  • Literature referenciale
  • Literature te Artit Figurativ
  • Periodikun Koherent
  • Literature te Artit Skenik
  • Literature prej burimeve elektronike te Bibliotekes
  • Literature prej burimeve elektronike te huaja
  • Akses ne Internet


Salla Multimediale



Salla ofron kushte komode, e pajisur me teknologjinë e re është në shërbim të plotë të studentëve, pedagogëve, dhe studiuesve të artit. Në kompjuterat e saj janë instaluar programe specifike për fushat e artit.

Ofrohet akses ne arkiven digjitale te Bibliotekes se Universitetit te Arteve nepermjet:

  • Stacioneve individuale të punës per studentet
  • Dy Serverave qe permbajne fondin multimedial te Bibliotekes Shkencore
  • Stacioneve te mesimdhenies per personelin Akademik

Kjo sallë përvec arkivës digjitale, disponon edhe materiale te tjera audiovizuale ne shirita ne bobina, pllaka gramafoni, kaseta, CD e DVD.

Arkiva digjitale e aksesueshme nëpërmjet kësaj salle është krijuar nëpërmjet shfrytëzimit të sistemeve me bazë "kod ne burim te hapur". Qëllimi i kësaj arkive është qe të ofrojë akses të brendshëm, kombëtar dhe ndërkombëtar për të gjithë audiencën e Bibliotekës së Universitetit të Arteve.  


Fondi i mbyllur

Fondi i mbyllur ofron:

  • Literaturë muzikore si parte dhe partitura orkestrale, parte instumentale dhe vokale, teori muzike, vepra origjinale, punime teorike të studiuesve dhe studentëve, etj.
  • Literaturën e artit dramatik (teori drame, punime teorike, përkthime, drama, tregime, romane, poezi në shqip dhe në gjuhë të huaj, etj).
  • Literaturën e artit figurativ (teori te artit figurativ, punime teorike, literaturë mbi artin figurativ, etj).
  • Revista dhe gazeta (koleksionet e viteve të kaluara, në gjuhë shqipe dhe të huaj).
  • Literaturë te pergjithshme (sociologji, psikologji, histori, etj).