<

Departamenti i Interpretimit

Programet e studimit në Departamentin e Interpretimit u japin mundësi studentëve që në fund të periudhës studimore, të kenë marrë njohuri të thelluara për aspektet e përgjithshme teknike, stilistike, historike dhe estetike që lidhen me profilin e tyre sipas programit të studimit që ata ndjekin. Për më tepër, duke iu referuar specifikave të lëndëve individuale, studenti do të aftësohet në fushën e interpretimit muzikor të veprave, të gjinive dhe qasjeve të ndryshme estetike. Një rëndësi e veçantë gjatë viteve të studimit në këto programe, i jepet praktikave profesionale, çka iu krijon studentëve mundësinë e ballafaqimit të drejtpërdrejtë me skenën dhe me artistë të njohur. Qëllimi kryesor i programeve të studimit në Departamentin e Interpretimit është që në bashkërendim me lëndët e tjera formuese, të përgatisë muzikantë e profesionistë të aftë për të përballuar kërkesat e hapësirave artistike muzikore brenda dhe jashtë vendit si dhe të nxisin e të kontribuojnë në zhvillimin e jetës muzikore drejt niveleve më të larta. Kompletimi i mëtejshëm i formimit të studentëve, pajisja me mjeshtërinë e interpretimit si dhe përgatitja më cilësore e tyre për zhvillimin e karrierave artistike perspektive, mbeten prioritet i punës së këtij departamenti.

Në përfundim të programit, studentët do te kenë mundësinë e aktivizimit profesional në disa kategori, si instrumentistë solist, koncertist, instrumentistë në grupet e muzikës së dhomës, instrumentistë në ansamblet orkestrale të muzikës së dhomës, instrumentistë në ansamblet simfonike orkestrale, instrumentistë në formacionet orkestrale për teatrin muzikor si dhe pedagogë të lëndës speciale dhe muzikës së dhomës në IAL, në shkollat me drejtim artistik dhe në shkollat e përgjithshme të arsimit para universitar.

Departamenti i Interpretimit ofron programe studimi të ciklit të parë në përfundim të cilave lëshon Diploma si më poshtë (duke vizituar lidhjen e secilës mund të shfletoni informacion të zgjeruar mbi planin mësimor korrespondues): 

  1. Diplomë Bachelor në Piano
  2. Diplomë Bachelor në Violinë
  3. Diplomë Bachelor në Violë
  4. Diplomë Bachelor në Violonçel
  5. Diplomë Bachelor në Kontrabas
  6. Diplomë Bachelor në Flaut
  7. Diplomë Bachelor në Oboe
  8. Diplomë Bachelor në Klarinetë
  9. Diplomë Bachelor në Fagot
  10. Diplomë Bachelor në Korno
  11. Diplomë Bachelor në Trombë
  12. Diplomë Bachelor në Trombon
  13. Diplomë Bachelor në Bas-tubë
  14. Diplomë Bachelor në Kitarë
  15. Diplomë Bachelor në Fizarmonikë Klasike


Departamenti i Interpretimit ofron programe studimi të ciklit të dytë në përfundim të cilave lëshon Diploma si më poshtë (duke vizituar lidhjen e secilës mund të shfletoni informacion të zgjeruar mbi planin mësimor korrespondues):

“MASTER I ARTEVE” NË PROGRAMET E STUDIMIT

  1. Piano dhe Mësuesi
  2. Violinë dhe Mësuesi
  3. Violë dhe Mësuesi
  4. Violonçel dhe Mësuesi
  5. Kontrabas dhe Mësuesi
  6. Flaut dhe Mësuesi
  7. Oboe dhe Mësuesi
  8. Klarinetë dhe Mësuesi
  9. Fagot dhe Mësuesi
  10. Korno dhe Mësuesi
  11. Trombë dhe Mësuesi
  12. Trombon dhe Mësuesi
  13. Bastub dhe Mësuesi

“MASTER PROFESIONAL” NË PROGRAMET E STUDIMIT

  1. Kitarë dhe Mësuesi
  2. Fizarmonikë Klasike dhe Mësuesi