Broshura FAB

Ekspozita MIKROPOLIS

Galeria "FAP" mes datave 8.3.2012 – 14.3.2012, do të ketë kënaqësinë t'iu presë në ekspozitën vetjake "Mikropolis", të artistit të mirënjohur Anastas Kostandini TASO. 

Mikropolis është një ekspozitë eksperimentale e artistit Anastas Kostandini-Taso, në të cilën ai prezanton një pjesë tepër të veçantë të aventurës së tij artistike të katërmbëdhjetë viteve të fundit. Taso e lë veten të lirë të endet jashtë territorit të pikturës duke provuar të tjera hapësira shprehëse si kolazhi, montazhi, instalacioni apo skulptura. Humor grotesk, sfidë dhe antikonformizëm, janë elementët kyçë me të cilët artisti luan në këtë arratisje nga diktatura dhe autoriteti i tablosë. Taso kërkon nëpërmjet këtij fluturimi simbolik mbi botë, copëzat përbërëse të realitetit, mikro-botat e nënvlerësuara, të cilat i përmbledh dhe ribashkon në trajtën e një mozaiku duke ndërtuar dhe riformuluar një vizion tepër personal për botën. Ai e konsideron këtë endje të marrë si një lëvizje të pashtershme, sepse çlirimi i kësaj energjie dhe lirie krijuese është e vetmja rrugë që e çon në mënyrë të sigurt drejt idealit suprem, njohjes së vetvetes.


Galeri

 

<<Previous - Next>>