<

Vizitë e ministres së arsimit në Universitetin e Arteve

Ditën e Martë, më datë 19 Tetor 2021, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Znj. Evis Kushi zhvilloi një vizitë në Universitetin e Arteve për t'i uruar studentët për fillimin e vitit të ri akademik si dhe për t'i ndërgjegjësuar dhe sensibilizuar ata për kryerjen e vaksinës anti-Covid 19.

Gjatë bashkëbisedimit, Ministrja inkurajoi studentët të marrin pjesë masivisht në procesin e vaksinimit duke e konsideruar këtë proces si një mënyrë efikase për mbrojtjen nga infektimi me këtë virus, duke synuar mbarëvajtjen e procesit mësimor si dhe përfundimin me sukses në auditorë të vitit akademik 2021-2022.

Gjatë vizitës Ministrja u shoqërua nga Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Kastriot Çaushi, Dekanët e Fakulteteve Prof. Dr. Isak Shehu, Prof. Petrit Malaj, Prof. Artan Peqini, Zv. Rektorët Prof. Dr. Erald Bakalli, Prof. Arian Paço dhe pjesëtarë të stafit akademik.


<<KthehuTjetra>>