<

Vizita e Ministres së Kulturës në UART

Në kuadrin e 95 vjetorit të lindjes së kompozitorit Ç. Zadeja dhe 25 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta, ky vit shpallet viti i nderimit të kësaj figurë qendrore të muzikës shqiptare.

Ministria e Kulturës, Akademia e Shkencave, Universiteti i Arteve, Bashkia Tiranë, Orkestra Simfonike e RTSH, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansambli Popullor, Liceu Artistik, Qendra Kulturore Shkodër janë institucionet që deri më tani janë angazhuar në këtë nismë.

Në këtë kuadër do të publikohet një kalendar aktivitetesh kushtuar Zadejës dhe trashëgimisë së tij muzikore, do të botohen dhe do të interpretohen veprat e tij si asnjëherë më parë në skenat e koncerteve, do të ketë studime e botime thelbësore, dokumentarë televizivë etj. 

Gjithashtu do mundësohet hapja e një fondi në mbështetje të kompozitorëve të rinj që do të mbajë emrin e tij. Hapja e këtij fondi, i cili do të jetë i përvitshëm, është një nxitje e krijimtarisë serioze si dhe do mundësojë natyrshëm vijueshmërinë e traditës nga Çesk Zadeja te më të rinjtë, që kanë ndërmarrë sfidën të ecin në rrugën e vështirë të krijimtarisë.

Për të prezantuar këtë nisëm kaq të rëndësishme, Ministrja e Kulturës, Znj. Elva Margariti, zgjodhi Universitetin e Arteve. 

Gjatë kësaj vizite Ministrja u prit dhe u shoqërua nga Rektori i Universitetit, Prof. Kastriot Çaushi, Dekani i Fakultetit të Muzikës, Prof. Dr. Isak Shehu si dhe përfaqësues nga Akademia e Shkencave, TOB, Liceu Artistik, orkestra simfonike e RTSH etj.


Foto Galeri


<<KthehuTjetra>>