<

Takim hapës, Doktoratë në Arte Skenike

Më 27 mars, 2023, datë që përkon njëkohësisht me Ditën Ndërkombëtare të Teatrit, në Fakultetin e Artit Skenik u zhvillua takimi hapës i programit të Ciklit të Tretë "Doktoratë në Arte Skenike" çka ishte kurorëzimi i një pune disa vjeçare dhe një përpjekjeje të vazhdueshme si nga ana e Dekanatit të FAS ashtu edhe nga Rektorati i UART.

Në këtë takim, të cilin e hapi Dekani i FAS, Prof. Petrit MALAJ, merrnin pjesë Rektori i UART, Prof. Kastriot ÇAUSHI, përgjegjësit e njësive bazë të FAS, udhëheqësit shkencorë dhe studentët doktorantë fitues të këtij cikli studimi.

Prof. Petrit MALAJ parashtroi punën e kryer për bërjen të mundur të hapjes së këtij cikli studimi si dhe vuri në dijeni të pranishmit për aspektet ligjore dhe mënyrën e procedimit të mëtejshëm të shkollës doktorale në FAS. Po ashtu Prof. Petrit MALAJ i njohu studentët doktorantë edhe me të drejtat dhe detyrimet që do t'i shoqëronin në këtë udhëtim treçar, i pari dhe mjaft i rëndësishëm për ngritjen e një tradite që do t'i sjellë një vlerë të shtuar kurrikulës së FAS dhe njëkohësisht UART.

Rektori i UART. Prof. Kastriot Çaushi e vuri theksin tek rëndësia e këtij programi që jo vetëm i shton një plan teorik punës praktike e artistike që bëhet në FAS, por cilësoi edhe rëndësinë që ka në aspektin e ndërkombëtarizimit për UART hapja e një cikli të tretë studimi.

Një urim ndaj udhëheqësve shkencorë dhe doktorantëve të parë për punime dinjitoze në fushën e artit skenik!


FOTO GALERI

 

<<Kthehu - Tjetra>>