<

Danny Glover viziton UART

Ditën e Martë, datë 02.05.2023, Universiteti i Arteve pati nderin të mirëpriste në ambjentet e tij, aktorin e mirënjohur Holliwoodian, Danny Glover.

Danny Glover është një aktor, regjisor filmi dhe aktivist politik amerikan.

Tepër sportiv, i veshur me fanellën kuq e zi dhe i qeshur, ylli i “Lethal Weapon” u prit nga Rektori Prof. Kastriot Çaushi dhe Dekani i Fakultetit të Artit Skenik Prof. Petrit Malaj, bashkë edhe me një grup pedagogësh dhe studentësh të këtij fakulteti. Glover ka parë nga afër ambientët e universitetit si dhe bashkëbisedoi gjatë me pedagogët, aktorët dhe studentët mbi jetën dhe formimin e tij si aktor, regjisor dhe aktivist, biseda të cilat shërbyen edhe si një workshop tepër frytdhënës veçanërisht për studentët.

Glover lindi në San Francisko, Kaliforni, nga dy prindër që ishin gjithashtu aktivë në të drejtat civile. Ishte debutimi i tij në Broadway në Fugard’s Master Harold…and the Boys, i cili e bëri atë të famshëm në të gjithë botën dhe bëri që regjisori Robert Benton t’i jepte Glover rolin e tij të parë kryesor në filmin ‘Places in the Heart’ të nominuar për Oscar të vitit 1984. Glover është përgjithësisht i njohur për rolin e agjentit të policisë Roger Murtaugh në serinë e filmave “Arma vdekjeprurëse”, ku luan përkrah Mel Gibson. Gjithashtu ka luajtur role si protagonist në disa filma, si “The Color Purple”, “To Sleep With Anger”, “Predator 2”, “Angels in the Outfield” dhe “Operation Dumbo Drop”.

Universiteti i Arteve ndjehet i lumtur dhe i privilegjuar të mirëpresin figura të tilla.


FOTO GALERI

 

<<Kthehu - Tjetra>>