<
Vizita e përfaqësuesve të ambasadës Kineze
Në ditën e martë, më 5 nëntor 2024, Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli priti në zyrën e tij përfaqësues nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, Z.Wang Dexin Këshilltar Politik dhe Znj. Wei Feng, Atashe.
Gjatë bisedës u diskutua për shkëmbimet kulturore ndërmjet Shqipërisë dhe Kinës. Në këtë kontekst përfaqësuesit nga Ambasada kineze shfaqën interes dhe gadishmëri për të rritur bashkëpunimin në fushën e artit, muzikës dhe teatrit.
Rektori e vlerësoi këtë iniciativë dhe theksoi angazhimin e Universitetit të Arteve në mbështetje të kësaj nisme.
<<Kthehu - Tjetra>>