Studimet në Universitetin e Arteve
Në Universitetin e Arteve, studimet e larta kryhen në kohë të plotë, në tre cikle të njëpasnjëshme duke ofruar diploma te niveleve Bachelor, Master në Artet dhe Master Shkencor ose Profesional, dhe Doktorature.
Programi i ciklit të parë (bachelor) ka për qëllim të sigurojë njohuri themelore në lidhje me metodat dhe parimet artistike dhe shkencore në specialitete të ndryshme. Ky cikël duhet të përmbajë jo më pak se 180 kredite dhe kohëzgjatja normale është tre vjet.
Programi i ciklit të dytë (Master në Arte dhe Master Shkencor) synon të sigurojë në njohuri të thella mbi metodat dhe parimet artistike dhe shkencore, si dhe arsimin e pavarur në kërkimin artistiko-shkencor. Ky cikël duhet të përmbajë jo më pak se 120 kredite dhe kohëzgjatja normale është dy vjet.
Masteri profesional nuk përmban më pak se 60 kredite dhe kohëzgjatja normale është një vit. Per te ndjekur kete Master nevojitet diplomë universitare.
Organizimi i tyre është i bazuar në Vendimet e Këshillit të Ministrave (VKM) dhe udhëzimet përkatëse të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Universiteti i Arteve në specialitete të veçanta që janë të parapara me rregulloret e fakulteteve, ofron plan-programe të integruara të ciklit të parë dhe të dytë, te cilat kryhen me së paku 300 kredite dhe kohëzgjatja normale e të cilave nuk është më pak se pesë vjet.