<

Takim pune, Autoriteti i Dosjeve

Ditën e Martë, datë 21 Janar 2025, Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli priti në një takim pune Kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, Dr. Gentiana Sulaj.

Takimi kishte për qëllim vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit midis dy institucioneve në fusha me interes të reciprok. Në takim u theksua angazhimi për vendosjen dhe mbajtjen e kontakteve të vazhdueshme në përmbushje të angazhimeve institucionale.

Në këtë takim morën pjesë edhe dy zëvendës Rektorët e Universitetit të Arteve, Prof. Arian Paço dhe Prof. Asoc. Dorian Çene si dhe anëtarë të Autoritetit të Dosjeve, z. Altin Hoxha, znj. Ermira Shtino dhe z. Dorian Zaraliu.

 

<<Kthehu - Tjetra>>