<

Bashkëpunim UART-FSHSU

Ditën e Mërkurë, datë 29 Janar 2025, Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli priti në takim Presidentin e Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, z.Besnik Veliu.

Takimi kishte për qëllim vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit midis dy institucioneve. Gjatë takimit u diskutua mundësia e anëtarësimit të Universitetit të Arteve në Federatën Shqiptare të Sportit Universitar. Qëllimi i kësaj nisme është pjesëmarrja e studentëve dhe stafit akademik në programet sportive që zhvillohen nga FSHSU, për institucionet e arsimit të lartë. Në takim u theksua angazhimi për mbajtjen e kontakteve të vazhdueshme në përmbushje të angazhimeve institucionale.


FOTO GALERI

 

<<Kthehu - Tjetra>>