




Zyrtari i Mbretërisë së Arabisë Saudite në UART
Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli zhvilloi një takim të frytshëm me Z. Muteb A. Alharthi, Kreun e Protokollit, Çështjeve të Kulturës dhe Medias së Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, njëkohësisht edhe Zyrtari për Çështjet Ekonomike dhe Kulturore.
Gjatë bisedës u diskutua mbi mundësitë për bashkëpunim si dhe për forcimin e lidhjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë si dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, në fushën e kulturës, artit dhe më gjerë.
Universiteti i Arteve ndërmorri angazhimin e tij për mbështetjen e javës kulturore të Arabisë Saudite, që do të zhvillohet në korrik të këtij viti. Takimi u mbyll me angazhimin për vijimësinë e dialogut dhe dëshirën për konkretizimin e projekteve të përbashkëta.
FOTO GALERI