<

Vizita e Delegacionit nga Republika Popullore e Kinës

Ditën e Martë, datë 23.09.2025, Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli i shoqëruar edhe nga zv.rektorët, Prof. Arian Paço dhe Prof. Asoc. Dorian Çene, priti në një takim pune një delegacion nga Republika Popullore e Kinës.

Delegacioni përbëhej nga Znj. Qian Li, Director of Shanghai International Cultural Exchange Association dhe Shanghai Gufan Symphony Orchestra, Znj. Xu Yishao, Deputy General Manager of Shanghai Orient Cultural Operations Co. Ltd., Z. Lin Zhaoyang, piktor, Z. Wu Jun, piktor si dhe Z. Tang Hao dhe Znj. Jia Yuning, përfaqësues të Ambasadës Kineze në Tiranë.

Gjatë takimit, Rektori i Universitetit i prezantoi delegacionit Kinez mënyrën e organizimit të UART si dhe programet e studimit që ofrohen duke vënë theksin në nevojën e vendosjes dhe zgjerimit të shkëmbimeve kulturore dhe akademike me institucionet simotra të arsimit të lartë në Shanghai. Në fund të takimit palët u dakordësuan për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes reciprok.

Më pas, delegacioni Kinez, vazhdoi vizitën e tij në Fakultetin e Arteve të Bukura ku u njoh më nga afër me punën që bëhet në këtë fakultet për edukimin e brezit të ri të artistëve të arteve pamore.


FOTO GALERI 



 

<<Kthehu - Tjetra>>