<

UART & New Generation lidhin ura bashkëpunimi

Më datë 5 Nëntor, 2025, në mjediset e Universitetit të Arteve, Rektori, Prof. Dr. Erald Bakalli, mirëpriti në takim Administratorin e Qendrës Multifunksionale “New Generation” (QMNG), z. Ilir Tafaj si dhe Drejtoren e Qendrës, znj. Mimoza Mumajesi dhe pedagogen znj. Evis Sinojmeri.

Gjatë këtij takimi, ndërmjet Universitetit të Arteve Tiranë (UART) dhe Qendrës Multifunksionale “New Generation” (QMNG) u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi që synon të forcojë lidhjen midis arsimit artistik dhe fushave profesionale që mbështesin krijimtarinë. Në këtë kuadër, QMNG do të përfshijë studentët e saj në realizimin e praktikave profesionale në fushën e estetikës dhe kozmetologjisë gjatë vënies në skenë të performancave artistike të organizuara nga UART.

Nga ana tjetër, UART do të shqyrtojë mundësinë e zhvillimit të moduleve apo lëndëve ekstrakurrikulare që synojnë të rrisin aftësitë artistike dhe profesionale të studentëve të të dy institucioneve.

UART dhe QMNG shprehin bindjen se kjo marrëveshjeje do t'i hapë rrugën ndërmarrjes së projekteve të tjera të përbashkëta, nxitjes së shkëmbimit të eksperiencave dhe burimeve njerëzore, si dhe krijimit të mundësive të reja të bashkëpunimit që mbështesin procesin artistik dhe krijues.


FOTO GALERI


 

<<Kthehu - Tjetra>>