<

Takim me TIKA dhe Institutin Yunus Emre

Ditën e mërkurë, më datë 25.02.2026, Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli, i shoqëruar nga  Zëvendësrektori, Prof. Arian Paço, mirëpriti në zyrën e tij z. Mustafa Ata, Koordinator i TIKA-s në Shqipëri (Tiranë), znj. Nagehan Uslu, Zëvendëskoordinatore e TIKA-s, si dhe z. Oğuzhan Sakoğlu, Drejtor i Institutit Yunus Emre, shoqëruar nga stafi i tyre përkatës.

Gjatë këtij takimi, në vijim të marrëdhënieve të mira bashkëpunuese, u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi institucional dhe mbështetjen konkrete për projekte në fushën e artit dhe kulturës. Në përfundim të bisedimeve, palët arritën një marrëveshje dhe u dakordësuan për pajisjen e Sallës së Madhe të Universitetit të Arteve me sisteme audio bashkëkohore, duke kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së veprimtarive artistike dhe akademike.


FOTO GALERI

 

<<Kthehu - Tjetra>>