Ekspozita Under Pressure
Në kuadër të aktiviteteteve që do të zhvillohen për kremtimin e 45 vjetorit të krijimit të Universitetit të Arteve, Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura, Prof. Asc. Sadik Spahija, çel ekspozitën e tij pranë Galerisë FAP.
Titulli i Ekspozitës: "Under Pressure"
Kohëzgjatja: 24/11/2011 - 20/01/2012
Kurator: Edi Muka
Kordinator projekti: Genc Përmeti
"Kur shikuesi hyn ne punen e Sadik Spahise, Nen Trysni, instalacioni duket sikur te gllaberon ne brendesine e tij. Aftesite perceptuese ngaterrohen, duke ja lene vendin nje ndjesie sikur kemi hyre ne boten imagjinare te nje endrre te keqe te perbashket. Nen Trysni ne pamje te pare konsiston ne nje lloj kaosi te organizuar qe i perngjan nje laboratori te braktisur, ku dikush duket sikur ka zhvilluar nje eksperiment pervers e te gerdishem ne perpjekje per te ngjizur nje qenie te cuditeshme, gjysem njeri e gjysem perbindesh. Cdo hap i hedhur shoqerohet nga nje ndjenje ankthi. Ajo c’ka ne pamje te pare duket si nje mjedisi steril i njefare laboratori, dalengadale i jep jete nje perzie qe rritet brenda nesh. Imazhe fotosh bardhe e zi nga kolektiva njerezish nen urdher perzihen me pjese gjymtyresh njerezore te stermedha; objekte te ngurta e dekorative lidhem mes tyre me do si zorre duke imituar shembelltyren e nje matriksi te frikshem; nje numur shtreterish standart, nga ato qe hasim ne spitale apo ushtri jane kthyer ne nje lloj kafazi pervers, i ndertuar per te engledisur epshin e zoterve te laboratorit.
Nen Trysni nuk konsiston ne nje objekt artistik, por ne nje hapesire te konceptuar dhe te transformuar ne nje pune arti, nje perpjekje per nje Gesamtkunstwerk – nje veper totale arti. Per te hyre ne te na duhet te perkulemi, sikur po nderojme me detyrim zotat imagjinare qe fshihen pas laboratorit te gerdishem. Qe nga ky cast vete ne jemi bere pjese e instalacionit ne nje loje te ndersjelle dritehijesh te shkaktuar nga levizja jone ne hapesire, teksa dalengadale pushtohemi nga ndjenja e perzishme se zorret plastike te matrices se frikshme kane penetruar brenda nesh, duke na bere te pafuqishem perballe kontrollit te zotave perverse qe harlisen ne dritemugetiren e laboratorit te braktisur.
Nen Trysni nuk eshte aspak nje reflektim mbi te kaluaren, por nje thirrje per te tashmen, per syhapjen ndaj trysnise se matrices se sistemit qe fshihet pas shkelqimit te rreme, dhe per zgjimin nga makthi i laboratorit famekeq, ku zotat e veteshpallur presin te argetohen me limfen tone."
Edi Muka