<

AKKSHI - PKKZH 2026

Në zbatim të Ligjit Nr. 80, datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Vendimit Nr.607, datë 31.08.2016, të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, përbërjen, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)”, i ndryshuar si dhe të VKM Nr. 75, datë 12.08.2018, “Për miratimin e modelit të financimit të institucioneve publike të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor",

Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit shpall thirrjen për aplikim për “Projekt-Propozime në kuadër të Programeve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit në Institucionet e Arsimit të Lartë” për vitin 2026.

Të gjitha aplikimet, duhet të dorëzohen pranë zyrës së Zëvendës Rektorit brenda datës 18/02/2026.

Për më shumë informacion, duke vizituar lidhjen e mëposhtme gjeni Thirrjen, Udhëzuesin dhe të gjitha formularët e nevojshëm për aplikimin.

.::: AKKSHI - PKKZH 2026 (dokumentacioni për aplikim)