Shyqyri Sako - Ekspozita
Galeria FAP inauguron ekspoziten personale te ish pedagogut te Fakultetit te Artit Skenik, Shyqyri Sako. Ekspozita e organizuar me rastin e 75 vjetorit te lindjes se artistit, mbledh punimet me te mira te karrieres se tij.
Dy fjale mbi artistin:
Shyqyri Sako lindi në vitin 1937 në Kolonjë të Korçës. Me pikturën u lidh në moshën e lojës, kur ishte 7 vjeç dhe vizatoi "shgarravinat" e para siç thotë ai. Në shtëpinë e Pionierit në Korçë, mësimet e para i mori nga Vangjush Mio dhe Guri Madhi, ndërsa në Lice nga Kaceli dhe Buza. Këtij të fundit ia dedikon punën në akuarel. Studioi 3 vjet në Moskë në Institutin e Artit VGIG për piktor filmi, pa mundur t'i përfundojë studimet. Më tej u diplomua në Tiranë dhe në vitin 1963 filloi punë në Kinostudio ku mori pjesë si piktor i filmit në realizimin e filmit të tij të parë "Detyrë e posaçme", dhe pastaj filmat e tjerë gjer në filmin e fundit "Plumba prej plasteline" në vitin 1997, kur doli në pension.
Nga viti 1962 deri ne vitin 1997 artisti ka punuar ne Kinostudion "Shqiperia e Re", ku ka marre pjese ne realizimin e mbi 40 filmave artistik si piktor filmi. Gjate se njejtes periudhe artisti ka punuar per 5 vjet edhe si pedagog prane Fakultetit te Artit Skenik. Ai eshte laureant i dy urdherave "Naim Frashesri", si dhe mban titullin "Artist i Merituar". Eshte pjesmarres i shume ekspozitave kombetare dhe ka hapur mjaft ekspozita personale, jashte dhe brenda vendit.
Ekspozita do te qendroje e hapur deri me date 5 Mars, 2012.