Ekspozita Enderrimtare te Realitetit
Te nderuar kolege,
Galeria FAP sot ne date 20 mars, ora 20.00 ka nderin te inaguroje ekspoziten personale "Endrrimtare te Realitetit", te artistit Ilir Kaso.
Kurator Ardian Isufi
“Vlen më shume jo ajo që shohim, por ajo që ndodh!” *…
Çdo gjë në dritë-hijet e jetës vjen si një metaforë e vetë saj sepse raporti ynë me vetveten është pashmangshmërisht proçes hulumtimi dhe pafundësi njohjesh të reja. Çdo moment I përjetuar që kalon i lë vënd një momenti të ri, pra për pasojë një përjetimi të ri ku kufiri mes asaj që shkoi dhe asaj që vjen është shumë i papërcaktuar, fluid por edhe tepër mbreslënës.
Të identifikosh dhe të identifikohesh nuk mund të jetë vetëm arsyetim statistikor por mund të jetë (dhe është) një ndërveprim energjish që përplasen e shtyhen si një rënie e lirë drejt gjëndjes posmoderne, pra drejt analizimit (jo vetem) artistik të faktit mbi një informacion urban, apo hapsire publike duke ridimensionuar maredhënien ndërmjet individit dhe shoqërisë.
Ekspozita nuk është më përfundimi i një proçesi, apo ”fundi I lumtur” I tij, por një vënd prodhimi ** dhe metamorfoze gjëndjesh që në qëndrimin e artistit çdo gjë ngelet e papërcaktuar, peng i një situate të pashtershme shkatërrimi-ndërtimi imazhesh si një “playback” ekzistencial ku konceptualisht ritmi kohor është i vetmi përcaktues në përcaktueshmërinë e ngjarjeve apo historive njerezore që në duart dhe mëndjet e tyre flakëron thelbi Promete-an.
Ndoshta në personazhet e heshtur të artistit pamor Ilir Kaso ju mund të gjeni vetveten, ndoshta ata (individët) janë një nga “ju” duke e përdorur hapsirën “si një pronë simbolike të publikut” ***, thjeshtësisht duke dashur të komunikoni ndërmjet Ditës dhe Natës, Ëndrrës dhe Realitetit të shtyrë nga “flaka” e dijes dhe “eteri” i materies njerezore.
Ardian Isufi / Mars 2012
* “Vlen më shumë jo ajo që shohim, por ajo që ndodh!” është pjesë një e ekspozite të artisitit Rirkrit Tiravanija që komunikon përvojën e tij personale dhe shkëmbimit të vazhdueshëm kulturor si edhe kapacitetin i tij për adaptim kulturor dhe ndërveprimin ndërmjet njerëzve. Ai zhvillon mundësinë e artit të zbulojë veten në momentin e krijimit të saj duke bërë që publiku të marrë pjesë në proçese artistike dhe që nga fillimi i viteve ‘90 ka krijuar bazuar në "estetikën relacionale" te levizjeve historike te viteve ’60-te Fluxus dhe Happening.
** Nicolas Bouriaud.
*** Boris Groys.
Foto Galeri