<

Vizita ne Akademine e Breras, Milano

Nga data 25-29 Prill 2012, Prof. Petrit Malaj, Rektor i Universitetit te Arteve dhe Prof. Kastriot Çaushi, Dekan i Fakultetit te Artit Skenik, zhvilluan nje vizitë pune në Akademinë e Breras në Milano. Kjo vizitë ishte e një rëndësie të veçantë pasi në objektin e saj kryesor pati vendosjen e kontakteve direkte me drejtorë të kësaj Akademie, gjithmonë për të arritur në momente konkrete bashkëpunimi.

Akademia e Breras gëzon një emër të madh në Europë dhe në Botë, si institucion publik i edukimit në fushën e artit. Ajo është themeluar në vitin 1776, dhe është institucioni akademik më ndërkombëtar në Itali duke mbajtur ne gjirin e saj rreth 3800 studentë nga të cilët 1000 te huaj nga 50 vende të ndryshme të botës.

Kjo Akademi ka katër departamente “tradicionale”:

  • Dizajn interier
  • Pikturë
  • Skulpturë
  • Dizajni skenik

Gjithashtu që nga viti 1997-98, janë përfshirë dhe katër departamente 'eksperimentale' të kufizuara ne vit për 20 studentë:

  • Art Bashkëkohor i shenjtë
  • Restaurimi i Artit Bashkëkohor
  • Komunikimi dhe Edukimi te aplikuar ne Art
  • Komunikimi Multimedia


Gjatë kësaj vizite Rektori i Universitetit te Arteve dhe Dekani i Fakultetit te Artit Skenik u takuan me Rektorin e Akademisë së Breras, Prof. Gastone Mariani, dhe shefen e Zyrës Ndërkombëtare të Programit Erazmus, Dr. Elisabetta Solca. Këto takime u finalizuan me nje marrëveshje bashkëpunimi, sidomos të zhvillimit të workshopeve dhe ekspozitave të përbashkëta nga studente dhe pedagogë të të dy shkollave, si dhe shkëmbimi studentësh dhe pedagogësh në të dy institucionet.


Së fundmi, Prof. Malaj ftoi për një vizitë Prof. Marianin dhe ekipin e tij në Tiranë pranë Universitetit te Arteve.

 

<<Previous - Next>>