<

Vizita ne UART

Më 27 Janar 2014 u zhvillua takimi i Rektorit të UART, Prof. Petrit Malaj, me Atasheun Kulturor në Ambasadën Gjermane, Znj. Christiane Wolters, për një prezantim kortezie dhe njëkohësisht për të biseduar mbi fushat e mundshme të bashkëpunimit.

Prof. Malaj bëri një prezantim të shkurtër mbi Universitetin e Arteve, pedagogët dhe studentët. Më pas Znj. Wolters u tregua e hapur për të parë mundësitë për bashkëpunime gjatë vitit 2014, në fusha të ndryshme të artit.

Gjatë takimit u diskutuan disa ide për projekte të mundshme si dhe për vendosje bashkëpunimi mes Universitetit të Arteve dhe shkollave të larta të artit në Gjermani. Znj. Wolters u tregua e gatshme për të mbështetur me informacione dhe kontakte, si dhe për të mundësuar rivendosje kontaktesh me shkolla gjermane të cilat kanë pasur lidhje në të shkuarën me Universitetin e Arteve.

Rektori, Prof. Malaj, duke parë interesin e Znj. Wolters për punën e artistëve të rinj studentë, e ftoi atë që të marrë pjesë si spektatore gjatë provimeve të hapura të studentëve -koncerte, ekspozita, shfaqje.


Foto


<<Kthehu - Tjetra>>