<

Studentet e UART fitojnë çmimin e parë

Edhe njëherë të parët në Konkursin Ndërkombëtar të Skulpturës “Edgardo Mannucci” !!!

Në edicionin e XXI-të të çmimit ndërkombëtar të skulpturës “Edgardo Mannucci”, Universiteti i Arteve, pjesëmarrës i rregullt tashmë prej shumë vitesh, mori pjesë me tre studentë të Fakultetit të Arteve të Bukura, përkatësisht Edri Paçrami, Ledian Roçi dhe Kreshnik Zotaj. Grupi i studentëve shoqëruar nga Prof.Asc. Genc Mulliqi edhe këtë vit arriti të siguronte një pjemarrje tejet të sukseshme, duke rifituar për të tretën herë rradhazi çmimin e parë të edicionit të XXI-të të “Çmimit Ndërkombëtar për Skulpturën EDGARDO MANNUCCI”, mbajtur si çdo vit në Arcevia, Itali.

Konkursi i përvitshëm u realizua me pjesëmarrjen e studentëve nga akademitë e qyteteve të Katanzaros, Darmstadit, Maçerata, Peruxhia, Tirana, Torino dhe ai i Urbinos. Fituesi i sivjetshëm ishte studenti i Vitit të II-të Master, dega e Skulpturës monumentale, Ledian Roçi, me punimin “Pritje”, realizuar në plastikë dhe dru në vitin 2014. Kujtojmë se vitin e shkuar, ky aktivitet vlerësoi me çmimin e parë studentin e Fakultetit të Arteve të Bukura, Bledian Ibrahimllari, ndërsa në edicionin paraprirës studentin Reinold Muça.

Me rastin e triumfit të shumfishtë pranë këtij aktiviteti, në ambjetet e Fakultetit të Arteve të Bukura, nën prezencën e Rektorit të Universitetit të Arteve, Prof. Petrit Malaj, Shefi i Departamentit të Skulpturës dhe njëkohësisht pedagogu shoqërues i këtij aktivitetit, Prof.Asc. Genc Mulliqi mbajti një prezantim të shkurtër mbi aktivitetin. 

Universiteti i Arteve falenderon studentët, Edri Paçrami dhe Kreshnik Zotaj si dhe pedagogun Prof. Asc. Genc Mulliqi për përfaqësimin e suksesshëm të Universitetit tonë, në këtë aktivitet ndërkombëtar dhe uron në mënyrë të veçantë studentin Ledian Roçi për suksesin e arritur.


Foto Galeri


<<Kthehu - Tjetra>>