<

Drejtoresha e IIK viziton UART

Me 14 Janar 2015, Rektori i UART, Prof. Petrit Malaj, priti ne nje takim njohjeje drejtoreshen e re ne detyre te Institutit Italian te Kultures Znj. Adriana Frisenna. Gjate takimit Rektori Malaj e njohu Drejtoreshen Frisenna me punen akademike dhe artistike te Universitetit te Arteve ne Tirane. Gjate bisedimeve Znj. Frisenna shprehu gatishmerine saj per te vazhduar bashkepunimet e Institutit Italian te Kultures me UART si dhe ne zgjerimin e ketyre bashkepunimeve ne te ardhmen.

Ne fund te takimit Rektori i UART, Prof. Petrit Malaj, e shoqeroi Znj. Frisenna ne disa prej ambienteve te UART ku u takuan me Dekanin e FAS Prof. Kastriot Çaushi dhe Dekanin e FAB Prof. Asoc. Artan Peqini si dhe me disa profesore dhe studente.

Foto Galeri


<<Kthehu - Pasardhes>>