Vizita ne Universitetin e Arteve
Më 10 Shkurt 2015, u zhvillua takimi i Rektorit të UART, Prof. Petrit Malaj, me Atasheun Kulturor në Ambasadën Gjermane, Znj. Christiane Wolters, për të biseduar mbi fushat e mundshme të bashkëpunimit mes Ambasadës Gjermane dhe UART gjatë vitit 2015.
Znj. Wolters u tregua e gatshme për të mbështetur me informacione dhe kontakte të vlefshme për studentë dhe pedagogë të UART, si dhe mbi mundësinë e sjelljes së profesionistëve gjermanë për të organizuar Masterklasa dhe shfaqje në Universitet. Një pikë e rëndësishme ishte dhe mundësia e sjelljes së profesionistëve në zhvillimin dhe përmirësimin e kurrikulës në disa programe mësimore të UART, ku një hap i parë është bërë në krijim e mundësisë për hapjen e një klase perkusioni me ndihmën e profesorit gjerman të perkusionit Martin Fuchs.