<

Vizita zyrtare

Me ftesë të Rektorit të Universitetit të Arteve të Bukura “Mimar Sinan”, Prof. Yalcin KARAYAGIZ, Rektori I UART, Prof.Petrit MALAJ dhe Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura në UART Prof. Asoc. Artan PEQINI, zhvilluan një vizitë zyrtare, pranë këtij Universiteti në Stamboll. Vizita u zhvillua në datat: 19-21 nëntor, 2015.

Institucioni u themelua më 1 janar 1882, si "Shkolla e Arteve të Bukura" ("Sanayi-i Nefise Mekteb-i Âlisi, zyrtarisht Mekteb-i Sanayi-i Nefise-i Şâhâne ose thjesht" Sanayi-i Nefise Mektebi ") nga piktori i njohur turk Osman Hamdi Beu, i cili ishte gjithashtu një historian arti, arkeolog dhe kurator muze. Duke qenë i pari i këtij lloji në Turqi, arsimi në artet e bukura dhe arkitekturë filloi më 2 mars, 1883 me 8 instruktorë dhe 20 nxënës.
Shkolla u konvertua në vitin 1928 në një akademi, akademia e parë në Turqi, dhe emri i saj u ndryshua në "Akademinë e Arteve të Bukura të Shtetit" (Devlet Güzel Sanatlar Akademisi). Në vitin 1969, kjo u riemërua në " Akademinë Shtetërore e Arteve të Bukura e Stambollit " (Stamboll Devlet Güzel Sanatlar Akademisi). Më 20 korrik, 1982, statusi i tij është ndryshuar, dhe akademia u bë "Universiteti Mimar Sinan” (Mimar Sinan Üniversitesi), pas arkitektit te madh osman-armen Mimar Sinan. Së fundi, në dhjetor 2003, administrata e universitetit ndryshoi emrin e saj në "Universiteti i Arteve të Bukura Mimar Sinan ".

Paraditen e ditës së premte, me datë 20.11.2015, Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Petrit MALAJ, u takua në Rektoratin e Universitetit të Arteve të Bukura Mimar Sinan me: Prof. Dr. Kayhan ULKER (Zv/ Rektor), Prof. Yalcin KARAYAGIZ (Rektor), Prof. Mahmut BOZKURT (Dekan), Prof. Zeki ALPAN (Zv/ Rektor).

Në këto takime, u bisedua mbi strukturat, programet e studimeve, dhe mundësitë e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Qëllimi i vizitës ishte nënshkrimi i Protokollit të bashkëpunimit ndërmjet dy Universiteteve: Universitetit të Arteve të Bukura Mimar Sinan dhe Universitetit të Arteve, Tiranë, Shqipëri, i cili do të promovojë shkëmbimin e përvojave dhe Stafit në fushën e Mësimdhënies, kërkimit dhe kulturës në përgjithësi, në ato fusha në të cilat të dyja janë të përfshira qartësisht.

Marrëveshja u nënshkrua në Qendrën e Artit dhe Kulturës Tophane-iAmire në prani të shumë pedagogëve e studentëve të Universitetit. Të dy Rektorët: Prof. Yalcin KARAYAGIZ dhe Prof. Petrit MALAJ, u shprehën për ekzistencën e mundësive konkrete të bashkëpunimit mes dy Universiteteve. Në fund Rektori, Prof. Petrit MALAJ e ftoi Prof. Yalcin KARAYAGIZ, për një vizitë në Universitetin e Arteve në Tiranë.


Foto Galeri


<<Kthehu - Tjetra>>