<
Vizita zyrtare
Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Petrit Malaj, ditën e Marte, më datë 01/03/2016, priti në zyrën e tij Z. Salih Gültekin, Drejtor i Institutit "Junus Emre", Qendrës Kulturore Turke ne Tiranë. Ky takim u zhvillua me rastin e emërimit të z. Gültekin, dhe mbi vazhdimësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve respektive.
Prof. Petrit Malaj, shprehu mundësitë e Universitetit të Arteve për bashkëpunimin në fushën e artit, si dhe një paraqitje të misionit të Universitetit të Arteve. Në vijim, Zv./Rektori Prof. Asoc. Dr. Erald Bakalli, e shoqëroi Z. Gültekin në një vizitë më të hollësishme në ambientet e Universitetit të Arteve në Tiranë.