<

Biblioteka e Universitetit te Arteve

Biblioteka e Universitetit të Arteve është biblioteka më e madhe dhe më e vjetra e artit në Shqipëri. Ajo është një bibliotekë Universitare, unike, dhe ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejtë në formimin e artistëve të rinj.

Misioni i saj është mbështetja e proçesit mësimor, edukativ dhe artistik, duke u shërbyer studentëve dhe pedagogëve të Universitetit te Arteve, ashtu si edhe kërkuesve e artistëve nga institucione të ndryshme të artit dhe shkollave artistike kudo që janë në Shqipëri.

Vizioni yne eshte qe Biblioteka Shkencore e UART te funksionoje si nje qender arti ne Shqiperi.

Biblioteka është krijuar në vitin 1966, vit në të cilin u krijua Instituti i Larte i Arteve, sot Universiteti i Arteve. Fondi fillestar i saj ishte ai i Bibliotekës së Konservatorit Shtetëror të Tiranës, Shkollës së Arteve të Bukura, dhe Shkollës së Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu" si dhe me donacione nga shoqata dhe dashamirës të artit.

Biblioteka e Universitetit të Arteve për rritjen e koleksioneve të saj dhe të infrastruktures së teknologjisë së informacionit është mbështetur kryesisht nga këta donatorë:

  • Fondacioni Soros,
  • Fondacioni Anglez “Albanian Musicians Trust” dhe Shtepia Botuese Muzikore “Emerson” – Znj. June Emerson,
  • Banka Boterore,
  • Fondacioni Arsimi – Z. Christian Zindel,
  • Instituti Gëte – Znj.Utte Petkakis,
  • Ambasada Franceze,
  • ProHelvecia,
  • Progetto Musica,
  • Ambasada Amerikane,
  • Instituti Italian i Kultures,
  • Instituti Kanadez i Teknologjise CIT,
  • Prof. Merita Rexha Tërshana - pedagoge,
  • Taulanda Jupi - pedagoge, 
  • Sinan Lila - Student i Fakultetit të Artit Skenik, etj.

Në fondet e saj disponon materiale të shumëllojshme si libra, parte, dorëshkrime, dizertacione, diploma, periodike, referenca, materiale audiovizuale, literature elektronike, etj. Fondi i Bibliotekës së Universitetit te Arteve përmban rreth 45,000 vëllime. Pjesa më e madhe e fondit është unikale.

Koleksionit i bëhet përpunimi shkencor bibliografik konform standardeve ndërkombëtare duke përdorur Rregullat Anglo - Amerikane të Katalogimit AACR2 (Anglo-American Cataloging Rules), Sistemi Decimal i Klasifikimit, UDC (Universal Decimal Classification), Rregullat Ndërkombëtare të Përshkrimit Bibliografik, ISBD (International Standard Bibliographic Description). Materialet e koleksioneve mund të kërkohen nëpërmjet skedarëve alfabetikë dhe sistematikë, bibliografive dhe listave bibliografike në formë elektronike të cilat ju dërgohen përdorueseve të bibliotekës edhe nëpërmjet postës elektronike si dhe nepermjet katalogut online .

Kemi krijuar Katalogun online nepermjet aplikimit te sistemeve me baze "kod ne burim te hapur", katalog i cili mund te aksesohet kudo nepermjet sitit zyrtar te Universiteti te Arteve.

Eshte krijuar Arkiva Digjitale Institucionale ku ruhen ne format elektronik koleksionet speciale qe disponon Biblioteka. Jane krijuar koleksione digjitale perkatese sipas tre fakulteteve:

  • Fakultetit te Muzikes : Koleksioni i doreshkrimeve/ Koleksioni i shiritave te kthyera ne digjitale/ Muzika boterore/ Muzika shqiptare/ Tezat teorike te studeteve Universitar dhe PasUniversitar/ Biografite e Personaliteteve te Muzikes/ Saxhot dhe mbrojtjet e diplomave te studenteve etj.
  • Fakulteti i Artit Skenik: Dramat e vjetra/ Biografite/ Tezat teorike te studeteve Universitar dhe PasUniversitar/ Biografite e personaliteteve te artit skenik/ Punet artistike te studenteve te UART
  • Fakulteti i Arteve te Bukura: Biografite/ Ekspozitat e pedagogeve dhe studenteve/ Punimet teorike/ Punet e studenteve per mbrojtjen e diplomave etj.