<

Takim me Ministren e Kulturës

Më datë 10.01.2019 në Universitetin e Arteve, në lektoriumin “Tonin Harapi” u zhvillua një takim pune ku morrën pjesë Ministrja e Kulturës Znj. Elva Margariti, Rektori i Universitetit të Arteve Z. Kastriot Çaushi, Dekanët dhe pedagogët e fakulteteve të këtij Universiteti si edhe Znj. Mirela Kumbaro.

Në takim pati diskutime të shumta lidhur me perspektivat e zhvillimit të artit dhe arsimit të lartë në vendin tonë. Disa nga kërkesat më kryesore parashtruar Ministres ishin mbështetja për marrjen e statusit të veçantë të Universitetit të Arteve dhe financimin e buxhetit sipas specifikave që kemi nëpërmjet mbështetjes së projekteve të përbashkëta pedagog student, mundesitë e financimit të rikonstruksionit të Sallës së Madhe si edhe shumë pika të tjera me interes të përbashkët.

Duke e konsideruar Universitetin e Arteve si një qendër të rëndësishme jo vetëm arsimore por edhe kulturore, u dhanë mendime e sygjerime mbi mundësi të tjera bashkëpunimi ndërmjet këtij Universiteti dhe Ministrisë së Kulturës.


<<Kthehu - Tjetra>>