<

Vizitë e Konsullit Hungarez në UART

Ditën e Martë, më datë 12 Shkurt 2019, Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Kastriot Çaushi priti në zyrën e tij Z. Antal Kulcsár, Konsull nderi i Ambasadës Hungareze në Tiranë, si edhe Z. Attila Fodor, Zv. Ambasador i Ambasadës.

Në takim u bisedua rreth mundësive për një bashkëpunim të ndërsjelltë ndërmjet Ambasadës së Republikës Hungareze dhe Universitetit të Arteve por edhe mbi organizimin e javës kulturore hungareze në ambientet e UART.

Në takim morën pjesë edhe Zv. Rektori Prof. Dr. Erald Bakalli, si dhe Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura, Prof. Asoc. Ardian Isufi.

Në vijim Dekani i FAB Prof. Asoc. Ardian Isufi, i shoqëroi Z. Kulcsár dhe Z. Fodor në një vizitë më të hollësishme në ambientet e Universitetit të Arteve.


<<Kthehu - Tjetra>>