<

Vizita Zyrtare

Ditën e Hënë, datë 8 Qershor 2020, Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Kastriot Çaushi së bashku me pjesëtarë të tjerë të Rektoratit të UART, mirëpritën Kryeministrin e vendit Z. Edi Rama si dhe Ministren e Kulturës Znj. Elva Margariti në ambjentet e rinovuara të ndërtesës historike monumentale të korpusit qendror të Universitetit të Arteve, pjesë e kompleksit kulturor të Sheshit “Nënë Tereza”.

Nën tingujt e instrumenteve dhe zërat e studentëve që u janë rikthyer sërish auditoreve, u inspektuan te gjitha ndryshimet rrënjësore që i janë bërë kësaj godine të ndërtuar gjatë viteve 40'. Nga ky investim i përmbashkët i Qeverisë dhe Universitetit u përftua një hapësirë funksionale dhe estetike me një ndryshim rrënjësor por duke qëndruar gjithmonë besnik ndaj një rikonstruksioni konservativ.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite u inspektua dhe salla e cila mban emrin e kompozitorit të nderuar “Çesk Zadeja” kjo dhe me rastin e ditës së lindjes së kompozitorit.

Ndër të tjera u vizitua dhe Salla e Madhe e Koncerteve e cila së shpejti do t’i nënshtrohet rikonstruksionit me vëmendjen e duhur dhe sipas një ekspertize të veçante teknike, për të ruajtur cilësitë dhe strukturën e sallës. Investimi i kësaj Salle është me rëndësi strategjike jo vetëm për studentët e UART por edhe për zhvillimet artistike, kulturore dhe sociale ne vendin tonë.

Një pikë kyçe e kësaj vizite ishte gjithashtu bisedimi rreth mundësisë së krijimit të projektit për Kampusin e Ri Universitar, i cili vjen si kërkesë e kohës për zhvillimin dhe krijimin e kushteve më të mira të punës, mësimit dhe studimit në UART.


Foto Galeri

 

<<Kthehu - Tjetra>>