Ceremonia e dekorimit të prof. Çesk Zadeja
Ditën e Mërkurë datë 21.10.2020 në Universitetin e Arteve, u zhvillua ceremonia e dekorimit me dekoratën ”Nderi i Kombit” të prof. Çesk Zadeja, nga Presidenti i Republikës Z.Ilir Meta.
Në ceremoninë që u zhvillua në sallën e restauruar që mban emrin e kompozitorit, ishin të pranishëm rektori i UART Prof. Kastriot Çaushi, dekani i Fakultetit të Muzikës Prof. Dr Isak Shehu, zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave, Akademik Vasil S.Tole, përfaqësues të institucioneve artistike, kompozitorë, pedagogë të Fakultetit të Muzikës, të afërm e familjarë si dhe miq e dashamirës të muzikës.
Ceremonisë së dekorimit, i parapriu një koncert me vepra të zgjedhura nga krijimtaria e kompozitorit Zadeja interpretuar me mjeshtëri nga pedagogë interpretues të Fakultetit të Muzikës.
FOTO GALERI