<

Seminar, Biblioteka e Arteve

Më 1 Dhjetor 2016, në ambjentet e Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Arteve u zhvillua një seminar i hapur me temë “Implementimi i teknologjive të reja në Bibliotekën e Arteve”, me pjesëmarrës studentë dhe lektorë të Shkollës Kombëtare të Bibliotekonomisë.

Pjesëmarrësit u shoqëruan në një tur prezantues në ambjentet e ndryshme të BSHUA, si salla e leximit me fonde të hapura, salla multimediale, fondi i mbyllur dhe hapësirat e punës. Pjesëmarrësit panë nga afër proceset e punës në funksion të përpunimit shkencor të koleksioneve të bibliotekës, katalogimit, arkivimit, si dhe proceset e shërbimit që ofron biblioteka për anëtarët e saj.

Në vijim pjesëmarrësit u njohën me teknologjitë e informacionit të zbatuara në shërbim të automatizimit dhe dixhitalizimit, nëpërmjet një prezantimi të kryer në Sallën Multimediale, në përfundim të të cilit u krye edhe një demonstrim praktik i sistemeve.

 

Foto galeri