<

Kalendarët për aplikimet dhe regjistrimet, UART

Përshëndetje,
 

Sipas përcaktimeve në Urdhrin e Përbashkët Nr. 112, datë 05.07.2024, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2024-2025”, publikohen kalendarët për procesin e aplikimit dhe regjistrimit në Universitetin e Arteve për të dy ciklet e studimeve me kohë të plotë:
 

  1. Kalendari për procedurat pranimit dhe të regjistrimit të kanditatëve që aplikojnë për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në institucionet e arsimit të lartë, BACHELOR. Viti Akademik 2024-2025 / Kreu IV;
     
  2. Kalendari për procedurat e aplikimit dhe regjistrimit për ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë BACHELOR, Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit të kandidatëve nga Republika e Kosovës, kandidatëve me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, kandidatëve me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit, si dhe të kandidatëve të komunitetit rom dhe egjiptian, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në institucionet e arsimit të lartë. Viti Akademik 2024-2025 / Kreu V;
     
  3. Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit të kandidatëve shtetas të huaj, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë,me kohë të plotë, në IAL. Viti Akademik 2024-2025 / Kreu VI;
     
  4. Pranimet në ciklin e dytë të studimeve „Master profesional“ dhe „Master i shkencave“/“Master i arteve”. Viti Akademik 2024 – 2025 / Kreu VII;
     
  5. Procedurat e pranimit dhe të regjistrimit të kandidatëve që aplikojnë për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi, në programet e ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë. Viti Akademik 2024-2025 / Kreu VIII;


Për një informacion më të detajuar mund të drejtoheni edhe pranë Sekretarive Mësimore të secilit Fakultet ku ju dëshironi të konkurroni.

 

Universiteti i Arteve