<

Konkurset 2021, Raundi i II-të

Më poshtë ju ftojmë të gjeni procedurat e aplikimit për maturantët/ kandidatët që do të aplikojnë ose do të ri-aplikojnë për konkurrim në Raundin II në një nga programet e studimit të UART.

  1. Maturantët/ kandidatët duhet të aplikojnë duke plotësuar formularin e preferencave (A1, A1Z) në portalin e aplikimit universitar të U Albania.
     
  2. Shkarkohet fatura e regjistrimit në portalin U Albania.
     
  3. Deri në datën 16 Shtator kryhet pagesa e tarifës së aplikimit në shumën 2000 Lekë, në një nga bankat e nivelit të dytë ose tek Posta Shqiptare.

    Maturantët/kandidatët që kanë aplikuar në raundin e parë dhe do të ri-aplikojnë në raundin e dytë, nuk duhet ta kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit për këtë raund.
     
  4. Në datat 19-21 Shtator, të gjithë maturantët/ kandidatët duhet të aplikojnë ose të ri-aplikojnë në portalin U Albania për përzgjedhjen e programit të studimit (maksimalisht 10 programe studimi);
     
  5. Shkarkohet fatura e regjistrimit për konkurs nga faqja ueb e Universitetit të Arteve:
     
  6. Në datat 23-24 Shtator kryhet regjistrimi pranë Sekretarive Mësimore të Universitetit të Arteve Tiranë për të marrë pjesë në konkursin e pranimit (të gjithë maturantët/ kandidatët e regjistruar në portalin U Albania do të duhet të paraqesin mandatin e pagesës për konkursin e pranimit dhe fotokopje të ID).
     
  7. Në datat 25-27 Shtator zhvillohen konkurset e pranimit për Raundin e II-të për secilin program studimi të ofruar nga UART, sipas kuotave të përcaktuara në portalin U Albania.
     
  8. Më datë 27 Shtator 2021, kryhet afishimi i kandidatëve fitues në të gjitha mediumet elektronike të Universitetit të Arteve, ashtu si edhe në portalin U Albania.
     
  9. Më datë 29 Shtator 2021 do të mund të kryhen ankimimet pranë Sekretarive Mësimore të secilit Fakultet.
     
  10. Kandidatët fitues do të mund të regjistrohen në Universitetin e Arteve pranë Sekretarisë Mësimore përkatëse duke nisur nga data 30 Shtator deri më 09 Tetor (pesë faza 48 orëshe) duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm.


Universiteti i Arteve